Nuk iu bindet urdhrave të policit dhe ia dëmton uniformën

Nuk iu bindet urdhrave të policit dhe ia dëmton uniformën

Një rast i lëndimit trupor dhe pengimit të personit zurtar është regjistruar në rr. “Ilir Konushevci” në Podujevë. Rasti ka ndodhur dje në mesditë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ishte konfrontuar fizikisht me një të dyshuar tjetër. Gjatë ndërhyrjes policore, i dyshuari i kishte rezistuar arrestimit në mënyrë aktive, me ç’rast një zyrtar policor kishte pësuar lëndime trupore dhe një zyrtar tjetër kishte dëmtuar uniformën”, thuhet në raportin e policisë.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.