“Nuk janë krijuar kushtet për ardhjen e Vuçiçit në Kroaci”

“Nuk janë krijuar kushtet për ardhjen e Vuçiçit në Kroaci”

Vizita e Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Kroaci, e cila ishte planifikuar deri në fund të këtij viti, është shtyrë.

Sipas Zyrës së Presidencës së Republikës së Kroacisë, presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç, në disa raste ka theksuar se dialogu nuk ka alternativë në marrëdhëniet me të gjithë fqinjët e saj, përfshirë edhe Serbinë.

“Me nënshkrimin e ‘Deklaratës së Suboticës’, filluan të krijohen parakushte për zgjidhjen e çështjeve të hapura. Në përputhje me këtë, pas zgjedhjes të Aleksandar Vuçiçit për president të Republikës së Serbisë, filluan bisedimet për një vizitë zyrtare në Kroaci. Ftesa e presidentes kroate i është dërguar Vuçiçit me qëllim të normalizimit të mëtejshëm dhe ndërtimit të besimit të ndërsjellë”, thuhet në deklaratën e zyrës së presidencës kroate.

Por, në vijim theksohet se “duke patur parasysh zhvillimet e fundit dhe reflektimit të tyre që nuk kontribuojnë në ndërtimin e besimit të ndërsjellë, presidentja e Kroacisë vlerëson se në këtë moment nuk ekzistojnë kushte për realizimin e vizitës. Në kontakitn mes dy zyreve është arritur pajtimi për shtyrjen e vizitë e cila ishte planifikuar deri në fund të këtij viti”.

Qëllimi kryesor i vizitës të presidentit të Serbisë në Kroaci, nëse i njëjti realizohet, duhet të paraqesë hapa pozitive në zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, të cilat nuk duhet të jenë miqësore, por që duhet të bashkëpunojnë për shkak të së ardhmes së tyre dhe stabilitetit të Evropës Juglindore./AA/