“Nuk ka asnjëherë marrëveshje të këqija” – Hoti para nënshkrimit të marrëveshjes

“Nuk ka asnjëherë marrëveshje të këqija” – Hoti para nënshkrimit të marrëveshjes

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka qenë fare i shkurtër në deklarimin e tij, derisa nisej për në Shtëpinë e Bardhë ku pritet të nënshkruhet marrëveshja me Serbinë.

“Nuk ka asnjëherë marrëveshje të këqija”, ka thënë shkurtimisht dhe buzagaz Hoti, derisa është pyetur nga gazetarët rreth marrëveshjes, njofton Insajderi.

Hoti në shtëpinë e Bardhë ka shkuar me delegacion të plotë ashtu siç ishte paraparë.

Fillimisht u mendua se ka çarje në delegacionin e Kosovës, pasi Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së dhe një nga anëtarët e koalicionit të Qeverisë tha se nuk e përkrah marrëveshjen, pasi aty shihet menaxhim i përbashkët i Ujmanit.

Gjithçka është zgjidhur më vonë, siç raportojnë mediat kosovare të vendosura në Uashington, dhe delegacioni shkon i plotë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes – detajet e së cilës ende nuk dihen – ku do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan, Donald Trump./Insajderi.com