Nuk ka korum për projektligjin e vlerave të luftës

Nuk ka korum për projektligjin e vlerave të luftës

Projektligji për vlerat e luftës së Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës nuk është kaluar në votim pasi nuk kishte korum të mjaftueshëm.

Gjatë kohës sa propozohej që ky projektligj të hidhej në votim 40 deputetë ishin prezent në Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës e kishte propozuar këtë projektligj me pretendim që përmes kësaj norme ligjore do të mbrohet lufta e UÇK-së.

Përpjekja tjetër për jetësimin e këtij projektiligji do të jetë javën tjetër. /Insajderi.com