Nuk kishte korum të hidhej në votim projekt-ligji i vlerave të UÇK-së

Nuk kishte korum të hidhej në votim projekt-ligji i vlerave të UÇK-së

Nuk ka pasur korum për projekt-ligjin e vlerave të luftës, vetëm 47 deputetë ishin në seancë në momentin kur po synohej të hidhej në votim propozimi i Partisë Demokratike të Kosovës.

Seanca parashihet të vazhdojë të enjten e javës së ardhshme.

Disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë shprehur pakënaqësi me këtë projekt-ligj, njofton Insajderi.com.

Krye-parlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur dilema të shumta për orientimin që e merr kjo iniciativë parlamentare.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe zyra e Bashkimit në Evropian e kanë kundërshtuar këtë dispozitë ligjore në tentativë pasi sipas tyre cenon lirinë e shprehjes dhe zhvillimin e demokracisë në Kosovë. /Insajderi.com/