“Nuk ka kryeministër që nuk ia kam plas pak barkun”

“Nuk ka kryeministër që nuk ia kam plas pak barkun”

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, në formë figurative ka thënë se “s’ka kryeministër që nuk ia ka plasur barkun.

Këto komente ai i bëri gjatë një interviste në ATV, ku tha se arsimtarët “s’i tradhton”.

“Ata e dinë se unë arsimtarët e Kosovë unë nuk i tradhtoj, edhe kur ishte testi me shkrim që disa nga keqkuptuan, nuk ka kund në botë përpos në Shqipëri që komisioni fut në test me shkrim arsimtarët. Kjo është poshtërim”

“Nëse protestat nuk kryejnë punë – atëherë grevë”

Ilustrim

Rrahman Jashari – kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka paralajmëruar protesta për Ligjin e Pagave.

Në rast se protestat nuk kryejnë punë – thotë se semestri tjetër fillon me grevë.

Fillimisht ka paralajmëruar një protestë për 4 dhjetor, më pas edhe një masive më 18 dhjetor.

Deklaroi për Ekonomia Online se është duke biseduar edhe me prindërit që t’i mbështesin.

“Ne jemi duke bërë përgatitjet për protestën 4 dhjetorin sepse do të jetë në kufizuar të njerëzve për shkak të Covid-19. Jemi duke zhvilluar takime me Këshillat e Prindërve duke kërkuar edhe mbështetjen e tyre”, ka thënë Jasharaj.

Ai ndër tjerash theksoi se janë njoftuar se “është duke u punuar në Ligjin për Pagat”, po pretendon se nuk janë ftuar që të shikojnë sesi po punohet ai ligj.

“Nëse vazhdohet kështu ngase kam frikë se Ligji i pagave nuk do të kalojë. Aq më tepër institucionet duhet të jenë të vëmendshme ngase këtë vit e filluam me një muaj vonesë”.

“Mirëpo nëse Qeveria hesht ndaj kërkesave tona atëherë nuk na tregon çfarë është duke u punuar me Ligjin e pagave do të vijë protestë më e madhe e 18 dhjetorit”, deklaroi ai.

“Nëse as ajo nuk rezulton me sukses gjysmë vjetori në vend të ziles mund të na presë me grevë të përgjithshme prej çerdheve deri në universitet. Kërkesë kyçe është ligji i pagave që Qeveria të na takojë të shohim se a është prekur sistemi arsimor”. /Insajderi.com