
Me një orë vonesë ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, derisa dje u lajmërua se vazhdimi i seancës së djeshme do të nis në orën 10:00, njofton Insajderi.
Mirëpo, siç bëhet e ditur për shkak të mungesës së deputetëve, kjo seancë ka filluar në orën 11:00.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, njoftoi se nuk ka kuorum të mjaftueshëm për të votuar rezolutën e Lëvizjes Vetëvendosjes për dialogun.
“Nuk kemi kuorum të mjaftueshëm për të votuar propozim rezolutën për dialogun, por, mund të procedojmë me pikat tjera të rendit të ditës”, tha ajo.
Ajo tutje u shpreh se do të vazhdohet me një pikë tjetër të rendit të ditës.
“Pika e radhës është interpelanca e Ministrit të Arsimit, Ramë Likaj e nënshkruar nga deputetë të LVV-së për kushtet e mësimit në Kosovë. Në bazë të rregullores, interpelanca mund të zgjasë deri në tri orë”, theksoi ajo. /Insajderi.com