
Ka dështuar përpjekja e Kuvendit të Kosovës për ta zgjedhur Avokatin e Popullit, njofton Insajderi.
Edhe pas dy raundeve të votimeve dy kandidatët Naim Çelaj dhe Xhavit Shala nuk kanë arritur t’i marrin votat e kërkuara.
Në raundin e dytë Xhavit Shala morri 22 vota, kurse, Naim Çelaj 32. Ky i fundit kaloi në raundin e tretë, për të cilin raund nisin përgatitjet por për shkak të mungesës së deputetëve në sallë, do të vazhdojë në seancën e së hënës, duke filluar nga ora 12:00./Insajderi.com