Nuk ka kuorum, Veseli thotë se nëse nuk vijnë deputetët seanca do të mbyllet

Nuk ka kuorum, Veseli thotë se nëse nuk vijnë deputetët seanca do të mbyllet

Kuvendi i Kosovës nuk ka filluar ende seancën plenare të paraparë për orën 10:00.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli,  fillimisht ka dhënë 15 minuta pauzë e pastaj edhe 15 të tjerë, ku ka njoftuar se nëse nuk bëhet kuorumi deri në orën 10:45, seanca do të mbyllet.

“Në qoftëse nuk bëhet kuorumi unë në shenjë reagimi qytetar do ta shtyej këtë mbledhje për faktin se në ora 10:00 të gjithë kanë qenë të njoftuar se është vazhdimi i seancës. Do presim deri në 10:45 nëse nuk ka kuorum do të mbyllet seanca”, tha Veseli..