Nuk ka më dashuri mes familjes Rugova dhe SHBA-ve – Amerika i jep fund ‘lidhjes’

Nuk ka më dashuri mes familjes Rugova dhe SHBA-ve – Amerika i jep fund ‘lidhjes’

Dashuria mes familjes Rugovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është ndërprerë. Arsyeja është bërë e qartë sot nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë. Ka marrë vendim  t’i sanksioni zyrtarët e përfshirë në korrupsion.

Në mesin e katër rasteve që SHBA ka përmendur ka qenë edhe rasti me vizat italiane. Aty i përfshirë është Ukë Rugova, djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova. Uka akuzohet se ka drejtuar një grup kriminal prej 21 personash, pjesë e të cilit është edhe ish-ministri Astrit Haraqija, shkruan Insajderi.

Por, babai Ukës, Ibrahim Rugova nuk do ta kishte imagjinuar një situatë të tillë. Ai gjatë kohës sa ishte president i vendit kishte folur me admirim dhe me dashuri të madhe për SHBA-në.

Madje në fund të çdo fjalimi kishte bërë ‘traditë’ që ta falënderonte Kosovën dhe SHBA-në. Në disa raste edhe SHBA-në para Kosovës.

Gjatë një vizite që Rugova kishte bërë në SHBA kishte thënë se Amerika ka rol të pazëvendësueshëm në jetësimin e aspiratës shekullore shqiptare.

“Roli i Amerikës ishte i pazëvendësueshëm edhe në jetësimin e aspiratës shekullore të shqiptarëve. Njohja sa më e shpejtë e pavarësisë së Kosovës do ta qetësonte këtë pjesë të Evropës dhe tërë botën”, kishte thënë Rugova.

Por lidhja mes familjes Rugova dhe SHBA-ve ka ndryshuar.

Ukë Rugova tash nuk i lejohet hyrja në SHBA. Ambasada ka paralajmëruar se do t’ia refuzojë vizën, atij dhe të akuzuarve të tjerë në rastin me viza italiane.

Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se qytetarët e Kosovës meritojnë një sistem drejtësie që mbanë individët përgjegjës për veprimet e tyre korruptuese, transmeton Insajderi.

“Lidhur me këtë, Ambasada e SHBA-ve është duke ndërmarrë hapa për të siguruar që individëve të cilët janë të përfshirë në rastet e mëdha të korrupsionit të mos ju lëshohen vizat për udhëtim në Shtetet e Bashkuara për biznes apo turizëm”, thuhet në komunikatë./Insajderi.com

SHBA u vendosë sanksione zyrtarëve të PDK-së dhe të korruptuarve të tjerë