Nuk ka të dhëna që ndonjë shqiptar ka përfunduar tragjikisht në Izmir

Nuk ka të dhëna që ndonjë shqiptar ka përfunduar tragjikisht në Izmir

Kryediplomatja, Meliza Haradinaj-Stublla, deklaroi se nuk kanë ndonjë informacion që ndonjë bashkëkombës të ketë përfunduar tragjikisht në tërmetin në Izmir të Turqisë.

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar të premten në shtetin turk. Raportohet për disa vdekje, por ende nuk janë të publikuara identitetet e viktimave.

Për këtë, kryediplomatja, tha se nga kontaktet e vazhdueshme që kanë me Ambasadën e Kosovës në Ankara nuk ka të dhëna që ndonjë shqiptar të ndërruar jetë shkak i kësaj fatkeqësie natyrore.

“Deri tani, nga komunikimet e vazhdueshme të Ambasadës sonë @KosovoInAnkara nuk kemi të dhëna për ndonjë bashkëkombës tonin që mund të jetë prekur nga fatkeqësia e sotme në Izmir, ndonëse identiteti i viktimave ende nuk është konfirmuar! @IlirDugolli”, tha shkruar Haradinaj-Stublla në Twitter. /Insajderi.com