Nuk ka vend në burg në Gjermani, lihet në liri shqiptari

Një shqiptar 25 vjeçar, vendqëndrimi i mëparshëm i të cilit nuk dihej, qe arrestuar në fillim të prillit nga policia për shkak të shkaktimit të një plagosjeje të rrezikshme, mirëpo ai është liruar nga paraburgimi për shkak se nuk ka vend të lirë në burg.

Nuk ka vend në burg në Gjermani, lihet në liri shqiptari

Mungesa e madhe e vendeve në burgun për dëbim në Kiel, ka bërë që një shqiptar, edhe pse i kërkuar me fletarrest, të lejohej i lirë. Në gjithë Gjermaninë nuk është arritur të gjendet vend për të, shkruan diewelt.de. Ministria e brendshme e landit Schleswig Holstein e ka konfirmuar këtë lajm që fillimisht ishte publikuar në “Kiele Nachrichten”.

Shqiptari 25 vjeçar, vendqëndrimi i mëparshëm i të cilit nuk dihej, qe arrestuar në fillim të prillit nga policia për shkak të shkaktimit të një plagosjeje të rrezikshme.

Arsye për “mizerjen” sa i përket hapësirës së burgjeve është mbyllja e papritur dhe e paparalajmëruar e një burgu për dëbim në Eisenhüttenstadt, shkruan gazeta.

Ndërkaq ministria flet për një rast të izoluar, transmeton albinfo.ch. Pasi që qeveria e kishte mbyllur në vitin 2014 një burg për dëbim në Rendsburg, azilkërkuesit me status të refuzuar vendoseshin në landin Brandenburg.