Nuk kalon projektligji për homologim

Nuk kalon projektligji për homologim

Projektligji për automjete për heqje të homologimit nuk ka arritur që të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Vetëm Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbështetur këtë projektligj.

Me tridhjetë vota pro, dhjetë kundër e një abstenim, nuk ka arritur që te kalojë projektligji i propozuar nga deputeti Hekuran Murati.

Para hedhjes në votim të këtij projektligji ka pasur edhe një debat në mes grupeve parlamentare sa i përket Korporatës “Devolli”. /Insajderi.com