Nuk kalon projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës

Nuk kalon projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës

Projektligji për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ka arritur të kalojë.

Kjo pasi vetëm 27 deputetë votuan, asnjë votë kundër e asnjë abstenim, transmeton Insajderi.

Projektligji mbështetet nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA Socialdemokrate.

Por, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike, kanë shprehur kritika për disa nga nenet e projektligjit.

Për këtë projektligj kishin reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe Bashkimi Evropian.

Nga ta një projektligj i tillë u cilësua “cenim i lirisë së shprehjes”. /Insajderi.com