Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratojë rezolutën e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që shtesat për pensionistët, punëtorët shëndetësor dhe kategoritë e tjera të kthehen në shumën paraprake.
Kjo rezolutë nuk ka kaluar në Kuvend, pasi që vetëm 22 deputetë kanë votuar për, 56 kundër dhe një abstenim.
“Rezolutën e kemi propozuar me dy rreshta, kërkojmë që shtesat për pensionistët, për punëtorët shëndetësor, për institucionet e sigurisë dhe për kategoritë tjera që kanë përfituar nga shtesat gjatë kësaj periudhe që kanë përfituar gjatë kësaj kohe pandemie të kthehen në shumën e njëjtë paraprake, pikë. Çka bëhet në këtë seancë të nderuar ministër i financave, e zëvendës kryeministër. Folët për popullizëm. Po a ka more ma popullizëm se me dalë e me kërku votën dhe të thoni se po i rrisim pensionet e të shkoni derë më derë, e takuat çdo sindikatë dhe në fund të na thoni se nuk ka buxhet”, ka thënë Besnik Tahiri.
Kuvendi ka miratuar Propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 formimin e komisioneve parlamentare, ndërsa tash është duke votuar për zgjedhjen e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit./Insajderi.com