Betim Musliu, nga Instituti Kosovar i Drejtësisë, ka kritikuar ashpër vendimin e kryeministrit Avdullah Hoti, për shuarjen e task forcës kundër korrupsionit, duke thënë se politika të tilla, janë të stilit të Agim Veliut.
“Unë nuk kam besuar në asnjë formë që një profesor që njihet pak sa për reputacion të mirë, si njeri i urtë, vjen në përfundim me zbatu politika kriminale të cilat e luftojnë çdo mekanizëm që e lufton korrupsionin. Unë besoj që kjo është Agim Veliu style, e sponsorizuar prej tij, pasi ai është afër atyre grupeve, që përbrenda Policisë së Kosovës janë njohur si tejet të rrezikshme, që i kanë udhëheq dhe i udhëheqin sot të gjithë tenderët publikë, duke i persekutuar kompanitë që nuk janë të afërta me ta dhe duke iu krijuar favore deri në OSHP atyre kompanive”, ka thënë Musliu në Interaktiv, transmeton Insajderi.
Ai gjithashtu ka thënë se shkëlqimi i këtij departamenti ka munguar, shkaku i prokurove “Alla-Pronto”
“Për 10 vjet nuk është që ka shkëlqyer kjo task-forcë, jo pse nuk kanë bërë punë, porse shkëlqimi ka munguar se të gjitha rastet në një apo tjetër formë janë dështuar me qëllim nga pakurorë të cilët janë udhëhequr në stilin ‘alla-pronto’ e që qellim nuk e kanë pasur ta udhëheqin secilin hetim por që këta i kanë sfidu në secilin hap të punës së tyre që ata të mos jenë të suksesshëm”, shtoi ai./Insajderi.com.