Nuk miratohet propozim-vendimi për zgjedhjen e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit

Nuk miratohet propozim-vendimi për zgjedhjen e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, ka dështuar edhe këtë herë të miratojë propozim-vendimin e Avokatit të Popullit, lidhur me zgjedhjen në Kuvend të pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit, transmeton Insajderi.

Debat ndërmjet deputetëve në këtë komision ngjalli dërgimi në seancë pleanre i emrave për zëvendës bashkë me raportet dhe shqetësimet që janë ngritur në tri mbledhjet e kaluara lidhur me këtë proces.

Këtë e kërkoi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, por që u kundërshtua nga anëtarja e komisionit nga Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu, e cila tha se dërgimi në seancë i materialeve tjera është e panevojshme.

Deputetët vendosën që nesër të mblidhet sërish komisioni dhe në bazë të rekomandimeve të zyrës ligjore të procedojnë tutje. /Insajderi.com