Nuk miratohet propozimi i PAN-it për pauzë, mbyllet seanca

Nuk miratohet propozimi i PAN-it për pauzë, mbyllet seanca

Propozimi u hodh në votim ku u votua 60 për  dhe 60 kundër, ndërkohë që sipas drejtuesit të seancës bjenë si propozim.

Me këtë nuk është pajtuar deputeti i PDK, Enver Hoxhaj. Duke i thënë kryeparlamentarit Adem Mikullovci se është i vjetër bënë interpretimin në mënyrë tradicionale.

Deputeti i VV-së Glauk Konjufca e akuzoi koalicionin PAN për bllokim të institucioneve dhe kërkoi dhe nga koalicioni që ta japë emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit.

“Na ka vonuar dy muaj, tash po i kërkon edhe orë”, shprehi habinë Konjufca.

Deputeti nga koalicioni PAN, Enver Hoxhaj ka kërkuar pauzë dy orëshe për propozim të kryeparlamentarit.

“Në orën  14:00 do të kthehemi në sallë dhe do të japim emrin e kandidatit për kryeparlamentar, pasi është edhe kohë dreke ne kërkojmë që të kthehemi pas një ore”, ka thënë Hoxhaj. /Insajderi.com