
Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar rezolutën e LDK-së për dialogun, e cila ia ndalon Thaçit diskutimin për kufijtë.
Nga 90 deputetë në sallë, votuan vetëm 50. Përkundër se të gjithë ishin pro, rezoluta nuk u miratua.
Partitë në pushtet kundërshtuan qëndrimet e LDK-së dhe VV-së që në rezolutë të jetë vetëm një pikë.
Debati për dialogun ka nisur qysh nga dje, ku kishte disa përplasje ndërmjet deputetëve. /Insajderi.com