Nuk ndalën gjobat e Policisë për qytetarët

Nuk ndalën gjobat e Policisë për qytetarët

1.037 qytetarë janë ndëshkuar për shkak se nuk respektuan masat anti-COVID.

Këto gjoba bazë ligjore e kanë projektligjin anti-COVID të miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Përpos tiketave të kësaj natyre edhe 822 tjera gjoba u ndanë për shkelësit e rregullave të trafikut.

Ndërsa kanë ndodhur 24 aksidente me dëme materiale e 17 aksidente me të lënduar. Fatmirësisht asnjë me fatalitet.

Gjatë ditës së fundit Policia e Kosovës në raporton ditor deklaroi se kanë arrestuar 13 persona e pesë janë dërguar në mbajtje. /Insajderi.com