Nuk ndalën gjobat

Nuk ndalën gjobat

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 137 gjoba për qytetarët që shkelën rregullat shëndetësore anti-COVID.

Këto ndëshkime bazën ligjore e kanë tek votimi i një projektligji në Kuvendin e Kosovës kundër Coronavirusit, njofton Insajderi.

Po ashtu janë shqiptuar gjoba edhe për shkelësit e rregullave të trafikut, gjithsej 987.

Ndërsa në rrugët e Kosovës për gjatë njëzetekatër orëve të fundit u shkaktuar 28 aksidente me dëme materiale dhe 21 të tjerë me të lënduar.

Policia po ashtu ka arrestuar edhe 15 persona, ku tre prej tyre janë dërguar në vuajtje të dënimit. /Insajderi.com