Nuk ndalen lëndimet tek Liverpool

Nuk ndalen lëndimet tek Liverpool

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Joel Matip, është lojtari tjetër i lënduar, njofton Insajderi.

Liverpooli e mposhti Tottenham-n me rezultat 3 me 1, por edhe një shtyllë e mbrojtjes u lëndua.

Për këtë Klopp nuk mund të besojë “se çfarë po ndodh”.

“Kemi lojtarë akoma, por jo shumë në vijën mbrojtëse për të qenë i sinqertë – është vërtet e pabesueshme se çfarë po ndodh atje”.

Por, ai kërkon zgjidhje nga bordi i klubit.

Një mbrojtës duhet domosdoshmërisht të transferohet në këtë afat kalimtar në Anfied. /Insajderi.com