Nuk paguan gjobat për thyerje të rregullave anti-COVID, LDK, NISMA e AAK përfundojnë te përmbaruesi

Nuk paguan gjobat për thyerje të rregullave anti-COVID, LDK, NISMA e AAK përfundojnë te përmbaruesi

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar se Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re, i kanë paguar gjobat për thyerjen e rregullave anti-COVID gjatë fushatës elektorale, transmeton Insajderi.

Siç bën të ditur ai, Lidhja Demokratike e Kosovës, NISMA dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë përfunduar te përmbaruesi, pasi nuk i kanë paguar gjobat.

“Gjatë fushatës kemi shqiptuar 20 gjoba, shtatë për VV-në, pesë për LDK-në, tre për PDK-në dhe AAK-në, dhe nga një për NISMËN dhe AKR-në. Deri tani, pagesat janë bërë nga VV-ja, PDK-ja dhe AKR-ja, ndërkaq LDK-ja, NISMA dhe AAK-ja nuk kanë paguar”, ka thënë ai.

“Gjobat kanë qenë sipas ligjit anti-COVID, dy mijë euro për secilin gjob. Subjektet që i kanë kryer pagesat brenda dy javëve, i kanë paguar përgjysmë më lirë, ndërsa ato që nuk i kanë kryer, do të paguajnë shumën e plotë dhe ato që i kërkon përmbaruesi”, ka thënë Tahiri në emisionin “038” të KTV-së. /Insajderi.com