Nuk paralajmërohen masa të reja anti-COVID

Nuk paralajmërohen masa të reja anti-COVID

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se përkundër rasteve në rritje me virusin COVID-19 nuk është duke u planifikuar ndonjë mbyllje tjetër.

Zemaj ka mirëpritur në kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë vizitës që ky i fundit po e zhvillon në Ministrinë e Shëndetësie.

Ministri kërkoi nga qytetarët që të angazhohen maksimalisht që të zbatohen masat shëndetësore anti-COVID.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve për zbatim të pa rezervë të masave kundër COVID 19. Angazhimi ynë i përbashkët në zbatimin e masave, e përsëris se duhet të zbatoni masat dhe kështu e luftojmë pandeminë”.

Po ashtu ai gjatë konferencës për media njoftoi se janë shtuar edhe 1.500 specialistë .

Mjekët tanë, akademikët e ardhshëm 1mijë e 500 familjet e tyre sot më shumë se sa të gëzuar do të jenë të kënaqur që në sistemin shëndetësor po shtohen edhe 1 mijë e 500 specializantë…Ministria e Shëndetësisë nga ky vit do të hap konkurs për specializant çdo vit”, deklaroi ai.

Shtimin e specialistëve shëndetësorë e përshëndeti edhe kryeministri i vendit.

“ Është hapi më i madh që është bërë në shëndetësi për katër vite, për të krijuar kapacitete të nevojshme në institucionet tona shëndetësore”, patentoi Hoti. /Insajderi.com