Nuk përmbahet Xhafer Gashi, me lot në sy flet për rënien e Agim Ramadanit

Nuk përmbahet Xhafer Gashi, me lot në sy flet për rënien e Agim Ramadanit

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, njëherësh edhe bashkëluftëtar i Agim Ramadanit, është përlotur derisa ka folur për rënien heroike të komandantit të Brigadës 138 në Koshare, transmeton Insajderi.

Në një emision televiziv, derisa Gashi ishte duke rrëfyer për kohën kur u dha lajmi për vrasjen e Agim Ramadanit dhe Salih Çekajt, por fjalinë e tij nuk arriti ta përfundojë.

“Ushtarët të gjithë kur e kuptuan rënien e Agimit dhe pastaj rënien e Salihut (Salih Çekajt) e dhanë besën që aty ku është derdhur gjaku i tyre…”, rrëfeu mes lotësh Gashi.

Ai më pas ka kërkuar falje që nuk ka mundur të përmbahet. /Insajderi.com