Nuk po stabilizohet gjendja me Coronavirus

Shumë vdekje, shumë vdekje, shumë të hospitalizuar - kjo është situata me coronavirus në Kosovë.

Nuk po stabilizohet gjendja me Coronavirus

Kosova sot shënoi një tjetër ditë me mbi 200 raste me Coronavirus, më saktësisht Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të shtunën ka regjistruar edhe 237 raste të reja me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 6.917, ndërsa 169 persona kanë humbur betejën përballë COVID-19.

Ishin disa ditë të mira pas vendimeve qeveritare kundër COVID-19, por tashmë është rikthyer trendi i njëjtë me mbi 200 raste brenda ditës të regjistruara si pozitiv.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka qenë i ashpër me inspektorët dhe policinë duke thënë se nuk po respektohen masat e Qeverisë nga qytetarët shkak i neglizhencës së tyre.

Ende nuk dihet cili do të jetë reagimi i shtetit përballë virusit gjithnjë e në rritje.

Tashmë mbi 500 persona janë hospitalizuar, ndërsa numri i shtretërve është 700.

Më 13 mars kishte shpërthyer pandemia dhe deri më 4 maj Kosova ishte në një izolim të plotë përpos sektorëve ekzistencialë që punonin me kufizime.

Përpos Kosovës në muajt e fundit edhe Maqedonia, Shqipëria dhe Mali Zi kanë regjistruar shumë më shumë raste krahasuar me fazën para lehtësimit të masave izoluese. /Insajderi.com/