Nuk respektojnë vendimin e Qeverisë, arrestohen 6 persona

Nuk respektojnë vendimin e Qeverisë, arrestohen 6 persona

Policia e Kosovës ka arrestuar 6 persona në qytet e ndryshme të Kosovës dhe ka ndaluar për të vazhduar në procedurë të rregullt 25 persona, pasi nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes në kohën e pandemisë.

Sipas policisë, në Prishtinë është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. Po ashtu, një person është arrestuar në Fushë Kosovë, tre në Partesh dhe një në Kllokot.

Kurse, në Prizren janë ndaluar dhe ndaj tyre vazhdon procedura e rregullt ndaj 12 personave. Po ashtu, ndaj katër personave në Suharekë, një në Ferizaj, katër në Obiliq, tre në Podujevë dhe një në Fushë Kosovë.