817 gjoba ka shpërndarë Policia e Kosovës për njëzetekatër orë.
Kjo për shkak të mos-respektimit të masave anti-COVID.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik po apelon vazhdimisht që këto masa të respektohen pasi infeksionet javëve të fundit janë rritur.
Ndërsa, nëpër rrjetet sociale qytetarët janë ankuar për shkak të mos-respektimit të masave gjatë fushatës zgjedhore nga partitë politike. /Insajderi.com