Nuk respektuan masat antiCOVID, gjobiten mbi 700 qytetarë

Nuk respektuan masat antiCOVID, gjobiten mbi 700 qytetarë

Policia e Kosovës ka shqiptuar 722 gjoba gjatë 24 orëve të fundit ndaj atyre që nuk i kanë respektuar masat antiCOVID.

Ndërsa, për shkelësit e rregullave në trafik janë shqiptuar një mijë e 645 gjoba.

Sot, më 20 gusht, kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID të cilat janë miratuar nga Qeveria e Kosovës të mërkurën.

Masat janë miratuar pas rritjes së infeksioneve gjatë javës së fundit, e që shumica prej tyre kanë qenë me variantin Delta./Insajderi.com