Nuk shqyrtohet Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, mungojnë deputetët

Nuk shqyrtohet Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, mungojnë deputetët

Ka dështuar mbledhja e Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim ku pritej të shqyrtohej ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për financimin e subjekteve politike, si dhe Ligji për zgjedhjet e përgjithshme, për shkak të mungesës së deputetëve.

Nënkryetari i këtij komisioni, Xhelal Sfeçla e ka mbyllur mbledhjen në mungesë kuorumi duke thënë se nuk mund t’i presin deputetët deri sa të mblidhen.