Nuk u moscertifikua për deputet, Dreshaj: Do t’i respektojmë ligjet

Nuk u moscertifikua për deputet, Dreshaj: Do t’i respektojmë ligjet

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka komentuar vendimin Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për moscertikimin e disa kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkrutit, përfshirë këtu edhe vetë Dreshajn, njofton Insajderi.

Dreshaj tha se lënda e tij është duke u shqyrtuar në Gjykatën Supreme, ndërsa shtoi se do ta respektojë çfarëdo vendimi që del nga kjo gjykatë.

“Ne do t’i respektojmë ligjet. Lënda ime është në Gjykatën Supreme, Supremja do të marrë vendim dhe shpresoj që vendimi të jetë në favor timin sepse lënda është e vjetëruar.

Ka qenë aksident rrugor-zinxhiror jo vetëm unë i përfshirë, por vendimet e tyre do të jenë të respektueshme dhe të pranueshme”, tha Dreshaj në një konferencë për medie.

Dreshaj foli edhe për menaxhimin e situatës me pandeminë. Ai tha se lideri i AAK-së është duke punuar me Bashkimin Evropian dhe Amerikën për sigurimin e vaksinës.

“Jemi vonë, ne si AAK e kemi në program që të sigurohet vaksina nga BE-ja dhe ShBA-ja, dhe me Ramushin president, i cili është i besueshëm për BE-në dhe ShBA-në dhe do të përdorim influencën e t’i që sa më shpejt ta sjellim dhe qëllimi jonë është që të vaksinojmë numrin e mjaftueshëm të pacientëve apo të personelit, duke aluduar ti sigurojmë 1 milion doza”, pohoi Dreshaj./Insajderi.com