Numër i madh i pacientëve në Emergjencën e Pejës

Numër i madh i pacientëve në Emergjencën e Pejës

791 pacientë kanë marrë trajtim emergjent gjatë vikendit që sapo kaluam, në Spitalin e përgjithshëm të Pejës. 63 nga ta janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

12 lindje kanë qenë gjatë këtij vikendi, 9 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 12 foshnja dhe sa i përket gjinisë 7 foshnja janë të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.

Analiza kanë kryer 420 pacientë që në total kanë bërë 4.788 analiza. 16 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi. /InLajmi/