“N’pazar t’kerreve”

Numër i madh i qytetarëve në tregun e veturave – pa maska, pa distancë

Të qëndrosh në shtëpi të vdesësh urie, apo të dalësh në tregun e veturave të rrezikosh vdekjen nga virusi. Kjo është dilema e personave që kanë dalur të shesin në tregun e veturave.

Numër i madh i qytetarëve në tregun e veturave – pa maska, pa distancë

Një numër i madh i tregtarëve ishin vendosur sot në tregun e veturave në Prishtinë, ku kishin ekspozuar gjëra të ndryshme për të shitur. Shërbimin e bënin pa dorëza e maska, e edhe qytetarët që frekuentonin këtë treg ishin pa mjetet mbrojtëse.

Në këtë treg nuk respektohej as distanca fizike, ku kishte grumbullim të njerëzve, ani pse institucionet shëndetësore vazhdojnë të bëjnë thirrje që masat të respektohen.

Abit Klinaku, tregtar që shiste pemë dhe perime, tha për Kosova Press se ka dalë të shesë për mbijetesë, derisa ankohej se askush nuk është kujdesur për ta gjatë kohës së pandemisë.

Tregu i veturave kishte qenë i mbyllur për shkak të masave të ndërmarra nga Qeveria për shkak të pandemisë COVID-19 dhe ishte hapur në kuadër të lehtësimit të masave të fazës së tretë./Insajderi.com