Vite me radhë shënoi rënie numri i shtetasve të Kosovës të cilët në forma të ndryshme thyejnë rregullat e qëndrimit në Maqedoninë e Veriut.
Në të kaluarën rastet e këtilla kanë të shpeshta pasi që kishte shumë shtetas të Kosovës të cilët angazhoheshin si fuqi krahu sidomos nëndërtimtari.
Këta punëtorë nuk kishin të rregulluar statusin e tyre fillimisht të qëndrimit në Maqedoninë e veriut e më pas edhe të punësimit. Jo rrallë herë janë hasur edhe femra të cilët kanë qenë të angazhuara si këngëtare, valltare dhe kamariere. Edhe puntorët e krahut nuk kanë pasur të rregulluar statusin e punësimit prandaj shpesh herë kur janë kapur janë depërtuar për në Kosovë.
Por viteve të fundit rastet e këtilla mezi kalojnë numrin 20. Vetëm në vitin 2017 ka pasur 23 raste të këtilla, kurse më pas shumë pak qytetarë të Kosovës kanë qëndruar në Maqedoninë e veriut në kundërshtim me rregullat, njofton Insajderi.
Gjatë vitit 2017 në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, nga ana e pjesëtarëve të policisë së Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës, janë zbuluar 23 shtetas të Kosovës, prej të cilëve 14 kanë keqpërdorur qëndrimin turistik ose ilegalisht kanë punuar në objekte hotelerike.
Në ndërkohë gjashtë persona kanë qëndruar kundër ligjeve në fuqi ose e kanë tejkaluar lejen e qëndrimit, ndërsa tre persona për shkak të kalimit ilegal të kufirit”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.
Një vit më pas policia e Tetovës ka arritur të zbulojë vetëm 19 raste kur shtetas të Kosovës kanë thyer rregullat e qëndrimit në Maqedoni. Në vitin 2018 janë zbuluar 19 shtetas të Kosovës, prej tyre 13 persona kanë keqpërdorur qëndrimin turistik dhe kanë punuar pa u lajmëruar.
Ndërkaq, katër persona janë ndaluar se kanë tejkaluar qëndrimin dhe nuk kanë paraqitur aspak qëndrimin e tyre, kurse dy persona janë ndaluar se kanë kaluar ilegalisht kufirin”, theksojnë nga MPB-ja.
Ndërkohë, në vitin 2019, janë regjistruar akoma më pak raste të këtilla.
Gjatë vitit 2019, janë zbuluar 16 shtetas të Kosovës, prej të cilëve 7 kanë keqpërdorur qëndrimin turistik dhe kanë punuar në mënyrë legale në lokale hotelerike.
Ndërkohë gjashtë perona kanë qëndruar në Maqedoninë e veriut pa e lajmëruar qëndrimin e tyre dhe kanë tejkaluar qëndrimin. Tre persona të Kosovës gjatë vitit 2019 janë ndaluar se kanë kaluar ilegalisht kufirin”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së veriut. /Insajderi.com