Numër rekord i vdekjeve nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 50 viktima

Numër rekord i vdekjeve nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 50 viktima

50 persona ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e infektimit me Coronavirus, duke shënuar kështu një numër rekord të viktimave brenda një dite në këtë vend, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, në njoftimin e të cilës thuhet se gjatë kësaj kohe edhe një mijë e 320 persona kanë rezultuar pozitivë në COVID-19.

Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej katër mijë e 174 mostra të marra për testim.

Me 50 viktimat e sotme, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga virusi Corona në këtë vend ka arritur në tre mijë e 860.

Pas shifrave të sotme, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin fqinj shkon në mbi 132 mijë, kurse i rasteve aktive në 20,683.

Ndërkohë që janë regjistruar 457 të shëruar për një total prej mbi 108 mijë të shëruarish. /Insajderi.com