Numërimi i votave sot mund t’i nxjerrë fituesit për Prishtinë e Prizren

Numërimi i votave sot mund t’i nxjerrë fituesit për Prishtinë e Prizren

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR), sot në orën 10:00 do të fillojë rinumërimi i 35 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Dragashit dhe 3 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Rahovecit. Kurse më pastaj do të procedohet me numërimin e votave me kusht dhe me postë për Prishtinës dhe Prizrenit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)  ka bërë të ditur se, pastaj do të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë nga këto dy komuna.

Pas përmbylljes së këtyre dy komunave, do të fillojë me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Prishtinës dhe pastaj edhe të atyre për Komunën e Prizrenit.

Pra, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve do të procedohet sipas kodeve që kanë komunat, njoftoi KQZ./Telegrafi/