Numërohen 10% të votave: Ky është rezultati i zgjedhjeve

Numërohen 10% të votave: Ky është rezultati i zgjedhjeve

Pas numërimit zyrtar të 10.36 për qind të votave, apo 257 kutive të votimeve, koalicioni PDK-AAK-NISMA është në avantazh ndaj subjekteve të tjera politike.

PAN ka 36.35 për qind të votave të fituara, ndërsa i dyti është koalicioni LDK-AKR, i cili ka 22.07 për qind të votave të fituara.

VV është e treta me 18.03 për qind të votave të fituara, raporton Insajderi.

Numërimi i votave nga KQZ ka filluar rreth orës 20:30. /Insajderi.com