Numërohen 15% të votave në Prizren: VV-ja qëndron prapa dy partive

Numërohen 15% të votave në Prizren: VV-ja qëndron prapa dy partive

Janë numëruar 15 për qind të votave zyrtare nga KQZ-ja në Komunën e Prizrenit, ku prin Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Shaqir Totaj i PDK-së prin me 34 për qind të votave të fituara, raporton Insajderi.

Pas tij renditet Hatim Baxhaku i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me 18 për qind të votave të fituara.

Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje është në vendin e tretë me 16 për qind të votave të fituara. /Insajderi.com