Në Shqipëri janë numëruar rreth 40 për qind e votave apo 1.935 vendvotime.
Partia Socialiste është duke prirë me 270.738 vota apo 49.36 për qind, njofton Insajderi.
Pason, Partia Demokratike me 212.951 vota apo 38.83 për qind.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka 39,089 vota apo 7.13 për qind dhe Partia Socialdemokrate e udhëhequr nga Tom Doshi ka 10,905 vota apo 1.99 për qind.
Në bazë të këtyre votave PS ka 77 deputetët nga 140, ndërsa PD ka 56 deputetë. LSI ka 5 deputetë dhe PSD me 2 mandate në Kuvendin e Shqipërisë. /Insajderi.com