Numërohen 50% të votave në Malin e Zi, një eperësi shumë e lehtë e Gjukanoviçit

Numërohen 50% të votave në Malin e Zi, një eperësi shumë e lehtë e Gjukanoviçit

Kanë dalur rezultatet e para në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi.

Qendra për Monitorim dhe Kërkim ka thënë se janë numëruar 49.8% të votimit deri më tash.

Lista DPS – Përcaktuar për Malin e Zi e Milo Gjukanoviç ka 34.2 përqind dhe koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” 33.7 përqind, raporton gazeta malazeze, Vijesti, transmeton Insajderi.

Koalicioni “Paqja është kombi ynë” ka 12.6 përqind, “Bardh e zi” pesë përqind, Partia Boshnjake 4.4 përqind, Social Demokratët 4.3, SDP – Mali i Zi i fortë tre përqind, Koalicioni Shqiptar Njëzëri 1.1 përqind, Lista Shqiptare 1.4 përqind, HGI 0.2 përqind.

Nëse ndonjë nga listat kroate tejkalon 0.35 përqind, ata do të marrin një mandat të rezervuar.

“Nëse listat shqiptare kalojnë, ndërsa kryqëzohen, 0.7 përqind, rezultatet e tyre do të mblidhen, kështu që në këtë moment ata do të kishin 2.6 përqind apo dy mandate.” /Insajderi.com