Numërohen 75% e votave, PS merr 73 deputetë, PD – 59, LSI – 5 dhe PSD – 3

Numërohen 75% e votave, PS merr 73 deputetë, PD – 59, LSI – 5 dhe PSD – 3

Deri në orën 22:40 janë numëruar rreth 75% e kutive të votimit, nga të cilat kryeson Partia Socialiste, e cila sipas projeksionit aktual merr 73 mandate, PD 59, LSI 5 dhe Partia Socialdemokrate 3 mandate.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përcjell Telegrafi, deri më tani janë numëruar 3,886 qendra votimi (75%) nga 5,199 sa janë gjithsej në Shqipëri.

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar vetëm në Qarkun e Kukësit, ndërsa vijon numërimi në qarqet tjera.

Numërimi i votave deri në ora 22:40:

Partia Socialiste 555 235 vota – 48,78%

Partia Demokratike  447 258 vota – 39,29%

Lëvizja Socialiste për Integrim 77 856 vota – 6,84%

Partia Socialdemokrate 25 348 vota – 2,23%

Partitë tjera 5,07%./Insajderi.com