Numërohen 90% të votave: Prin PDK-AAK-NISMA, Vetëvendosje e dyta

Numërohen 90% të votave: Prin PDK-AAK-NISMA, Vetëvendosje e dyta

Janë numëruar 90.12 për qind të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Pas numërimit të mbi 90 për qind të votave, prin koalicioni PDK-AAK-NISMA me 34.65 për qind të votave të numëruara, raporton Insajderi.

Në vendin e dytë është radhitur Lëvizja Vetëvendosje me 26.59% të votave të fituara, raporton Insajderi.

Pas numërimit të 90.12 për qind të votave, koalicioni LDK-AKR mbetet i treti me 25.82% të votave të fituara.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes një konference për shtyp para rreth një ore, ka falënderuar qytetarët për votimet. /Insajderi.com