
Teksa janë numëruar mbi 94 për qind të votave në Komunën e Prishtinës, Shpend Ahmeti prin kundër Arban Abrashit.
Kandidati i VV-së ka mbi 500 vota më shumë sesa ai i LDK-së, raporton Insajderi.
Teksa kanë mbetur edhe më pak se 6 për qind të votave për t’u numëruar, Ahmeti i VV-së është duke fituar me 50.36 për qind të votave. /Insajderi.com