45.38 për qind e votave janë numëruar deri tani, ndërsa Nisma Socialdemokrate aktualisht ka fituar vetëm 2.67 për qind, njofton Insajderi.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor, nga 814 mijë e 423 vota partia e Fatmir Limajt ka arritur të marrë nëntë mijë e 333 vota.
Fatmir Limaj vazhdimisht në fushatë ka thënë se Nisma do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje deri tani është partia me numrin më të madh të votave në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Kjo parti deri tani numëron gjithsej 48,31 për qind të votave./Insajderi.com