Numërohen gjysma e votave, rezultatet

Numërohen gjysma e votave, rezultatet

Janë numëruar 50 për qind e votave në Shqipëri aty ku Partia Socialiste po kryeson me 48.77 për qind, njofton Insajderi.

Më pas sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është Partia Demokratike, 39.29 për qind, LSI 7.07 për qind, PSD 2.14 dhe të tjerat 2.74 për qind.

Kthyer në mandate, aktualisht PS ka 75 deputetë , PD 58 mandate. LSI ka 5 deputetë dhe PSD me 2 mandate në Kuvendin e Shqipërisë.

Me një rezultat të tillë, Edi Rama mund ta formojë Qeverinë pasi i duhet shumica e thjesht në Kuvend – 71 nga 140 deputetë. /Insajderi.com