33 mijë e 488 vota të dërguara me postë, janë numëruar deri në orën 09:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, njofton Insajderi.
Kështu ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga ku thuhet se numërimi i këtyre votave po vazhdon.
Sipas KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 26 mijë e 79 vota, duke u pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me dy mijë e 829 dhe Partia Demokratike e Kosovës me dy mijë e 486.
Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 944 vota. /Insajderi.com