Numërohen mbi 6500 vota me kusht – ky është rezultati aktual

Numërohen mbi 6500 vota me kusht – ky është rezultati aktual

Deri më tani në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar 6542 vota me kusht dhe Votave të Personave me Nevoja të Veçanta.

Lëvizja Vetëvendosje është partia me më së shumti vota, 1715 vota, shkruan Indeksonline .

Pas saj është Partia Demokratike e Kosovës me 1411, dhe në vendin e tretë koalicioni AAK-PSD me 1241.

Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës mban vendin e katërt me 1191 vota.