
Ka përfunduar procesi i numërimit të më shumë se 70 për qind të vendvotimeve në Shqipëri, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar tre mijë e 744 vendvotime nga gjithsej pesë mijë e 199 sosh.
Partia Socialiste po prin me 533 mijë e 953 vota apo 48.86 përqind të votave.
E dyta renditet Partia Demokratike me 428 mijë e 671 vota apo 39.22 përqind të votave.
Larg prej partisë së dytë më të votuar, e treta me radhë është Lëvizja Socialiste për Integrim me 74 mijë e 577 apo 6.82 për qind të votave. /Insajderi.com