Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, ku deri tani janë numëruar mbi 85% të votave. Teksa janë numëruar 4603 kuti, nga 5362 në total në të gjithë Shqipërinë" />

Numërohen mbi 85% e votave, PS merr 73 mandate

Numërohen mbi 85% e votave, PS merr 73 mandate

Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, ku deri tani janë numëruar mbi 85% të votave. Teksa janë numëruar 4603 kuti, nga 5362 në total në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me 48.16% të votave, e ndjekur nga PD me 28.76% të votave dhe LSI me 14.44% të votave.

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në Korçë. Fier dhe Dibër.

Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje, raporton Top-channel.

Por rritje në shifra nuk ka vetëm PS. Një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë sesa në legjislaturën e lënë pas.

Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.

Bazuar te numërimi i deritanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është si më poshtë:

PS – 73 mandate
PD – 43 mandate
LSI – 19 mandate
PDIU – 4 mandate
PSD – 1 mandat.