Numërohen rreth 70% të votave: rritet Shpend Ahmeti

Janë numëruar rreth 70 për qind të votave në Komunën e Prishtinës, teksa prin kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Shpend Ahmeti.

AHmeti numëron 44.61 për qind të votave të fituara, duke shënuar rritje prej rreth një për qind, krahasuar nga numërimi i 50 për qind të votave, raporton Insajderi.

Pas tij renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me Arban Abrashin, i cili ka arritur të fitojë 35.9 për qind.

Pas VV-së dhe LDK-së, renditen Selim Pacolli i AKR-së dhe Lirak Çelaj i PDK-së. /Insajderi.com